Këshilli i PD-së anulon zgjedhjet për kryetar, por grupi i Bashës thotë se mbahen nesër!

vovalbania July 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këshilli i PD-së anulon zgjedhjet për kryetar, por grupi i Bashës thotë se mbahen nesër!

Vazhdon përplasja në Partinë Demokratike. Ndonëse dje, Këshilli Kombëtar i thirrur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi anuloi zgjedhjet për kryetar, grupimi i mbështetësve të Lulzim Bashës, thotë se do të zhvillohen nesër dhe iu bëhet thirrje anëtarëve të votojnë. Siç dihet, Basha kandidon. Sipas tij, PD nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve.

Në një postim në rrjetet sociale, pas vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që anuloi zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike, Basha theksoi se më 29 korrik, demokratët do të shprehin vullnetin e tyre.

Këtë datë, Lulzim Basha e cilëson si një nga momentet më të rëndësishme për PD-në, se dhe siç shprehet, nuk votohet vetëm për kryetarin por edhe për “të nisur një rrugëtim të ri.”

Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët. Gjatë këtyre javëve jam takuar dhe kam biseduar me shumë demokratë, kemi folur hapur pa asnjë kufizim për gjithçka që kemi kaluar këto kohë e se si duhet të ringrejmë PD. Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira dhe pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.

Në një lidhje të re e të pastër me të djathtën historike, me njerëzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, me të gjithë anëtarët e partisë, qytetarët, intelektualët, gratë dhe të rinjtë, sipërmarrësit, fermerët dhe grupet e interesit, ne do të ndërtojmë alternativën më të mirë të Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare. Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar: Listat e hapura; kufizimin e mandateve; votën e diasporës; vetting-un në politikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50511 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE