Qenushi i Sofia Vergara-s dhe Joe Manganiello bëhet ‘burim konflikti’ mes dyshes të cilët janë në proces divorci!

vovalbania July 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qenushi i Sofia Vergara-s dhe Joe Manganiello bëhet ‘burim konflikti’ mes dyshes të cilët janë në proces divorci!

Sofia Vergara dhe Joe Manganiello janë drejt divorcit dhe ajo që po i pengon më shumë në këtë proces është se kush do të marrë kujdestarinë e qenit të tyre. Ato kanë pasur një qen Chihuahua-Pomeranian, për të cilën aktorja shpesh herë ka bërë batuta duke thënë se nuk e preferon shumë, por duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar.

Të dy nuk kanë fëmijë së bashku, por qeni i tyre është bërë një burim grindjesh. Sipas ligjit të Kalifornisë, një gjykatës mund të vendosë se kush mund të marrë kafshë shtëpiake. Në janar 2019, një ligj i ri në Kaliforni ndryshoi mënyrën se si trajtohet kujdestaria e kafshëve shtëpiake në rastet e divorcit.

Ky ligj i ri u jep gjyqtarëve fuqinë të marrin në konsideratë kujdesin dhe interesat më të mira të kafshës shtëpiake kur marrin vendime në rastet e ndarjes ose divorcit. Mesa duket intervistat që ka dhënë në media ku e quante qenin “budalla” do i kushtojnë jo pak Sofia Vergara-s.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE