Horoskopi sot: 1 gusht 2023

vovalbania August 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Horoskopi sot: 27 korrik 2023

Dashi – Hëna e re në Ujor mund të koincidojë me një festë ose ngjarje të rëndësishme për ju. Kjo do ju ndihmojë të rrisni popullaritetin sepse energjia pozitive do të ndikojë tek të tjerët duke i bërë që të duan të flasin me ju. Është momenti të nxirrni gjithë krijimtarinë tuaj.

Demi – Nëse keni qenë duke punuar fort për diçka, jeni shumë pranë ditës kur do të merrni mbrapsht shpërblimet. Përvoja që keni mbledhur gjatë kësaj kohe do ju shërbejë për projektet e së ardhmes. Mund të ndieni nevojën për të ndryshuar rrugën tuaj në mënyrë që të përmbushni synimet dhe ambiciet.

Binjakët – Hëna e re në Ujor në sektorin e aventurave do të thotë se gjërat nuk do të shkojnë sipas planit. Ky është momenti që të jeni të hapur ndaj ideve të reja dhe të përqafoni mundësitë. Eksperimentoni pasi drejt jush po vijnë gjëra të mira.

Gaforrja – Hëna përballë diellit në Luan mund të sjellë në vëmendje një problem emocional. Çfarëdo rrethanash që do të shfaqen mund të jenë të lidhura me ndjenjat e përvojave të shkuara. Gjetja e një mënyre për t’i lënë pas do të marrë kohë, por do ju shërojë.

Luani – Hëna e plotë në sektorin e marrëdhënieveju thotë se është momenti për të marrë vendime lidhur me një raport tuajin dhe planet për të ardhmen. Ndjenjat vërshojnë, por dyshimet janë dyfishuar ndaj jepini kohë vetes për t’i parë gjërat me perspektivë dhe të mos merrni vendime të nxituara.

Virgjëresha – Kjo është një prej ditëve kur mund të reduktoni axhendën tuaj. Faza hënore në sektorin e përditshmërisë do ju gjejë duke kaluar nga diçka në tjetrën. Ndjenjat mund të dalin jashtë kontrollit dhe të sjellin keqkuptime. Shpërndani detyrat nëse mundeni dhe merrni kohën tuaj për gjithçka.

Peshorja – Hëna e re në Ujor do të rrisë ritmin e një romance ose do t’i shtojë pasion lidhjes tuaj. Në të njëjtën kohë, ndjenjat mund të shpërthejnë dhe do të jetë e vështirë të përmbani reagimin. Kjo fazë hënore do të lulëzojë marrëdhënien tuaj nëse ajo po shkon mirë ose do theksojë dyshimet brenda jush.

Akrepi – Është një nga ato ditët kur nuk dëshironi të dilni jashtë dhe preferoni të qëndroni në shtëpi ose të punoni pa rënë në sy. Jeni fokusuar në diçka, ndaj për momentin çështjet e vogla që duhet të zgjidhni i konsideroni bezdi. Qëndrimi në shtëpi është argëtimi më i madh për ju sot.

Shigjetari – Jeni të papërmbajtshëm sot dhe do të flisni më shumë se sa dëshironi të thoni. Të qenurit kaq i drejtpërdrejtë do përkeqësojë gjërat dhe të bëni dikë të ndihet keq. Tregohuni diplomatë.

Bricjapi – Mund të gjeni mënyra për të bërë para duke shitur siç duhet aftësitë tuaja. Përdorimi i metodave të ndryshme do të forcojë përpjekjet tuaja. Keni tendenca për të shpenzuar më shumë se sa duhet.

Ujori – Hëna e plotë në shenjën tuaj do të mbyllë një cikël dhe do të shënojë një arritje, por mund të lidhet edhe me një marrëdhënie në të cilën ndjenjat tuaja do të jenë më të forta se kurrë. Puna do të jetë angazhimi juaj më i madh, ndaj nëse mund të hiqni diçka nga vetja, mos ngurroni.

Peshqit – Dita e sotme mund të jetë momenti për të hequr dorë nga një çështje ose marrëdhënie që ju ka shqetësuar gjatë. Mund të mbyllni gjërat e lëna pezull dhe t’i hapni rrugë mundësive të reja për zhvillim./tvklan.al

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49599 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE