Shuhet në moshën 56-vjeçare ylli i “Jaws 2”, Marc Gilpin!

vovalbania August 03, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet në moshën 56-vjeçare ylli i “Jaws 2”, Marc Gilpin!

Ylli i “Jaws 2”, Marc Gilpin, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer. Aktori u shua pas një beteje të gjatë me glioblastoma, e njohur gjithashtu si një tumor në tru, njoftoi motra e tij, aktorja Peri Gilpin.

Një mbledhje fondesh ‘GoFundMe’ ishtë krijuar në maj të vitit të kaluar, për të paguar shpenzimet mjekësore të Gilpin, për të cilin mjekët zbuluan dy tumore në trurin e tij, njëri prej të cilëve ishte i paoperueshëm për shkak të vendndodhjes. Gilpin fitoi famë pasi ia doli të triumfonte mes qindra djemve të tjerë për të luajtur Sean Brody, djali i vogël i shefit të policisë së Roy Scheider, Martin Brody, në vazhdimin e vitit 1978 të filmit “Jaws” nga Stiven Spielberg.

Përgjatë fundit të viteve ’70 dhe ’80, Marc luajti në shumë filma, përfshirë filmin fantastiko-shkencor “Earthbound” dhe “The Legend of the Lone Ranger”. Në ekranin e vogël, ai u shfaq në dramën kriminale të NBC, “ChiPs” dhe dramën fantastike të ABC, “Fantasy Island”.

Roli i fundit i Marc ishte në “She’s Out of Control”, ku shfaqeshin gjithashtu dhe aktorët Tony Danza, Ami Dolenz dhe Catherine Hicks. Lindur në Austin, Texas, më 26 shtator të vitit 1966, Gilpin ishte një nga katër vëllezërit e motrat në familje.

Motra e tij, April ndërroi jetë në korrik 2017 në moshën 48-vjeçare, ndërsa një motër tjetër, Patti, u shua në vitin 2020 në moshën 57-vjeçare. Gilpin ka lënë pas gruan e tij Kaki dhe dy djemtë e tyre Spencer, 18, dhe Presley, 16 vjeç.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE