Vajza e Angelina Jolie është rritur aq shumë saqë punon si asistene personale e aktores!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Angelina Jolie është rritur aq shumë saqë punon si asistene personale e aktores!

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt është bërë së fundmi asistentja personale e aktores. Duke qenë se punojnë bashkë, tashmë dhe daljet publike nënë e bijë janë të shpeshta. Vivienne Jolie-Pitt, 15-vjeçe është një nga gjashtë fëmijët që Angelina ndan me ish-bashkëshortin Brad Pitt, nga i cili u nda në vitin 2016 pas dy vitesh martesë dhe një dekade së bashku.

Angelina aktualisht është producentja kryesore në adaptimin muzikor të Broadway të filmit të vitit 1983 ‘The Outsiders’. Jo vetëm që është përfshirja e saj e parë në Broadway, por është edhe hera e parë që Angelina punon në një projekt me vajzën e saj Vivienne. Vivienne do të shërbejë si asistente vullnetare e nënës së saj dhe do të ketë përfshirje të drejtpërdrejtë me produksionin.

Ndërkaq, divorci i Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka marrë një vëmendje shumë të madhe dhe së fundmi në një raport të publikuar nga InTouch Weekly, të dy aktorët janë pajtuar për të gjetur një zgjidhje në lidhje me padinë e tyre mbi Château Miraval. Brad ngriti një padi kundër ish-bashkëshortes pasi u trondit kur mësoi se filiali i Stoli Group, i drejtuar nga oligarku rus Yuri Shefler, njoftoi se ata tani ishin bashkëpronarë të Miraval.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48658 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE