Vendi me popullsinë më të madhe në botë kufizon importet e laptopëve dhe kompjuterëve!

vovalbania August 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendi me popullsinë më të madhe në botë kufizon importet e laptopëve dhe kompjuterëve!

India ka vendosur kufizime mbi importin e kompjuterëve dhe laptopëve. Kjo shihet si një lëvizje e befasishme nga qeveria e kryeministrit Narendra Modi, qeveri e cila ka tentuar që të inkurajojë prodhimin vendor në sektorin teknologjik. Sipas një njoftimi të fundit importuesit tani duhet të aplikojnë për licenca në mënyrë që të sjellin laptopë, tableta, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike në vend. Më parë, importi i këtyre mallrave nuk ishte i kufizuar.

Ky vendim pason një kufizim të njëjtë ndaj importimit të televizorëve në vitin 2020. Sipas Reuters, importet e elektronikës në Indi gjatë periudhës prill-qershor kapën shifrën e 19.7 miliardë dollarëve, një rritje kjo prej 6.25% nga e njëjta periudhë në vitin 2022. Shtytja e Indisë për prodhim vendor vjen në një kohë kritike për vendin me popullatën më të madhe në botë, teksa kompani të ndryshme janë duke tentuar që të sigurojnë zinxhirët kryesorë të furnizimit larg Kinës.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50512 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE