Aksident me vdekje/ Po udhëtonte me motor, shqiptari përplaset nga një makinë, zbardhen detaje nga ngjarja

vovalbania August 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident me vdekje/ Po udhëtonte me motor, shqiptari përplaset nga një makinë, zbardhen detaje nga ngjarja

Një 34-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Rosignano (Livorno) të Italisë. Ai ka qenë duke udhëtuar me një motor kur është përplasur nga një mjet Audi Q3 dhe për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur më pas me një pemë. Goditja ishte fatale për 34-vjeçarin Francesco Zhuta, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Viktima, Francesco Zhuta u gjet në tokë pa ndjenja dhe me një plagë të thellë në kokë. Shërbimet e urgjencës ndërhynë menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë, pasi shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes

Policia ndaloi shoferin e makinës, një 57-vjeçar, si dhe nisën hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50821 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE