Luftë avokatëve të emigrantëve/ Suella Braverman: Sajojnë kërkesa të rreme për azilkërkuesit

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përpjekje për të frenuar kalimet me varka, sekretarja britanike Braverman në Paris!

Suela Braverman, Sekretare Shteti për Çështjet e Brendshme në Angli, i ka shpallur “luftë” avokatëve të cilët sajojnë kërkesa të rreme për azil kërkuesit.Gjatë muajve të fundit shkuan Daily Mail, një task forcë në sekret të plotë ka mbledhur të dhëna për kompani avokatore të cilët parapërgatisin historitë e rreme të azilkërkuesve.

Ekipet tona, deklaroi Suela Braverman janë duke punuar për të larguar të tillë avokatë emigracioni të korruptuar.

“Duhet të marrë fund abuzimi prej tyre me sistemin tonë të azil kërkimit dhe të mashtruarit e vendit tonë me aplikime të sajuara azili” theksoi Braverman.

Gjetjet për azil kërkim të sajuar prej avokatëve do ti kalojnë për hetim FBI-s angleze NCA dhe policisë.

“Avokatët mashtrues duhet të ndalohen dhe të vihen përpara drejtësisë. E ndërsa shumica avokatëve veprojnë ndershmërisht ka disa prej tyre të cilët dërgojnë aplikime azili të mbushura me gënjeshtra duke ndihmuar emigrantët që mbërrinë ilegalisht. Qytetarët britanik kërkojnë nga dhënien fund të emigrimit ilegal”- tha Suela Braverman

Pavarësisht një sërë masash shtrënguese për të frenuar emigrimin ilegal përmes gomoneve shifrat tregojnë një panoramë pak të përmirësuar.

Simon Jones korrespondent i BBC për jugun e Anglisë thotë se deri më tani gjatë këtij viti me gomone kanë mbërritur 15,000 person.

Për të njëjtën periudhë të vitit të shkuar numri të mbërriturve ishte 17,785 persona.

Kryeministria angleze 10 Downing Street ka publikuar këtë twitter një ditë më parë, ku thotë se pas marrëveshjes me Shqipërinë, gjatë këtij viti numri shqiptarëve mbërritur me gomone ka rënë me 90%.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE