Moderatorja Kiara Tito merr një letër emocionuese nga…

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moderatorja Kiara Tito merr një letër emocionuese nga…

Kiara Tito është një nga emrat më të përfolur dhe të lakuar në showbiz-in shqiptar. Së fundmi ajo ka qënë konkurrente në Big Brother Vip 2. Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ajo krijoi një romancë me Luiz Ejllin një tjetër konkurrent, si edhe fituesi i këtij emisioni. Para pak orëve ajo ka postuar në Instagram një InstaStory një letër që ia kishin dërguar fanset e saj. Letra që moderatorja ka marrë nga dy ndjekëset e saj shkruan:

E dashur Kiara.

Çdo veshje që ti ke veshur në BBV e ke bërë ‘Slay’! Ti ke qenë si një modele në BBV dhe më e bukura në botë, po presim fëmijën tuaj të parë. Luiz urime për fitoren dhe je burri më i mirë për Kiarën. Ju dua shumë, me admirim nga fanset e tua më të mëdha, Ema dhe Delisia!

Ajo e ka ndarë këtë letër me ndjekësit, teksa i shkruan vajzave: “zemrat e vogla, ju dua shumë” bashkë me dy simbole një që qesh dhe një zemër të kuqe.

Së fundmi mes çiftit është përfolur për një shtatzani por akoma nuk kanë reaguar lidhur me këtë lajm. Këto dyshime lindën pasi Kiara dhe Luizi postuan një video, ku ndjekësit dyshuan për një shtatzani të moderatores.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE