Sondazhi i TAR/ Si i vlerësoni kushtet e sigurisë në plazhe krahasuar me vjet?

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/ Si i vlerësoni kushtet e sigurisë në plazhe krahasuar me vjet?

Pavarësisht rritjes së fluksit turistik këtë vit, masat e sigurisë për këtë sektor nuk janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve në Shqipëri. Pikërisht mungesa e këtyre masave bëri që të martën e 2 gushtit të ndodhte një ngjarje tragjike në Himarë të Vlorës, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf teksa luante në plazh. Ky është incidenti i tretë brenda pak ditëve ku motorët e ujit përplasin pushues në plazhet e vendit. Vetëm pak ditë më parë një tjetër fëmijë u godit nga një varkë në plazhin e Jonufras në Vlorë, ndërsa një çift u godit nga një gomone në bregdetin e Jalës dhe mbetën të plagosur.

Për zbatimin e masave të sigurisë është miratuar një VKM e posaçme për të garantuar zhvillimin sa më të suksesshëm të turizmit. Në VKM-në e miratuar në mars 2019, janë paraqitur kriteret e vendosura për mbrojtjen e sigurisë së pushuesve nga mjetet motorike. Në këtë vendim është përcaktuar qartë distanca që duhet të mbajnë motorët e ujit, motobarkat nga bregu i detit.

Ndërkohë, ne kemi ngritur një sondazh ku pyetëm ndjekësit tanë: “Një vit nga tragjedia e Potamit me pasojë vdekjen e Jonadës, si i vlerësoni kushtet e sigurisë në plazhe krahasuar me vjet?” Përgjigjet ishin këto: 56% janë përgjigjur me ‘njësoj’, 26% me ‘më të këqija’ dhe 18% me ‘më të mira’.

Sondazhi ynë i ri është: “A mendoni se disa profesione do të zhduken nga Inteligjenca Artificiale?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49702 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE