Shuhet aktorja britanike Anita Carey!

vovalbania August 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shuhet aktorja britanike Anita Carey!

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktorja britanike Anita Carey, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmat “Coronation Street” dhe “Doctors”. Agjentja e Carey, Katie Threlfall konfirmoi vdekjen e saj, por nuk u dhanë detaje të mëtejshme. Sipas raportimeve, aktorja ishte diagnostikuar me kancer gjiri në vitin 2010.

Carey luajti Brenda Summers, një viktimë e dhunës në familje, në katër episode, përpara se të kthehej në qytetin e Mançesterit 18 vjet më vonë për të luajtur rolin e Joyce Smedley-t. Në vitin 1990, Carey u kthye në “A Kind Of Living”, ndërsa në 2007 luajti si Vivien March në “BBC One’s Doctors” për dy vjet. Në homazhin e tyre, llogaria zyrtare e Doctors X e përshkroi atë si një aktore të talentuar që i dha jetë personazhit të dashur.

Roli i madh i Carey ishte ai i Susan Chambers në ‘Whatever Happened To The Likely Lads?’ në vitin 1973, në të njëjtin vit ku e ndjera u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm dhe aktorin tjetër Mark Wing-Davey ndërsa luante Miss Heasman në shfaqjen teatrore në turne Butley. Një vit më pas, çifti u shfaq në një produksion të The Strange Case Of Dr Jekyll And Mr Hyde në Crucible Theatre, përpara se Carey të luante në produksionin West End të Hobson’s Choice.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51115 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE