Plagosja e Andrea Kalemit në Greqi, dyshohet hakmarrje për vrasjen e Edmond Papës!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Plagosja e Andrea Kalemit në Greqi, dyshohet hakmarrje për vrasjen e Edmond Papës!

Një 51-vjeçar shqiptar u plagos mbrëmë në Greqi, në vendin e quajtur Limani i Lakës, në ishullin Paksi, në detin Jon. I plagosuri quhet Andrea Kalemi, i dyshuar si i implikuar në vrasjen e Edmond Papës, në dhjetor, në zonën e Selitës në Tiranë. Po ashtu është akuzuar se ka vrarë dy persona në Belgjikë, në vitin 2001.

Sipas të dhënave të siguruara nga Top Channel, më 5 gusht, Kalemi hyri në Greqi nga Kakavija, me gruan dhe tre fëmijët.

Në vendngjarje u gjetën 14 gëzhoja pistolete ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit. Policia ka emrin dhe identitetin e tij. Eshtë fjala për një shtetas shqiptar me banim në Itali.

Debati mes dy tyre degradoi në përplasje fizike, ku autori i dyshuar nxori nga xhepi një pistoletë e qëlloi disa herë 51-vjeçarin, i cili po lufton për jetën në spitalin e Janinës.

Policia greke thotë se ngjarja mund të jetë larje hesapesh për borxhe të vjetra mes autorit e viktimës ose dhe pista e hakmarrjes. Situata pritet të sqarohet nëse bëhet i mundur arrestimi i autorit apo pas dëshmisë së të plagosurit.

Vrasja e  Edmond Papës dhe kushëririt të Andrea Kalemit

Prishja e pazareve të drogës dyshohet se fshihet pas vrasjes së Edmond Papës në Tiranë. Kjo është pista kryesore e ngritur nga Policia e Tiranës, që nga verifikimet paraprake dyshon se ekzekutimi erdhi si kundërpërgjigje e një eliminimi mafioz të një kundërshtari të tij.

Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë, dy ditë para ekzekutimit të ndodhur në qershor të vitit të kaluar. Ka dyshime se takimi mes tyre nuk shkoi mirë dhe më pas solli ngjarjen e rëndë.

49-vjeçari u ekzekutua pasditen e së premtes së 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. Megjithëse me profil të ulët,  dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri e nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Nga verifikimet rezultoi se në Shqipëri, kryesisht gjatë verës jetonte mes Sarandës e Fierit, por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit.

Andrea Kalemi është djali i dajës së Aleksandër Sadikajt, të riut të vrarë me tritol më 11 qershor në Tiranë. Kalemi rezulton të ketë lidhje të ngushta shoqërore me Velon e Boden. Të dy bashkë me individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e 27-vjeçarit është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin e Edmond Papës. Hoteli menaxhohej dhe nga vëllai i 49-vjeçarit Kristo Qirici.  Aleksandër Sadikaj kishte fjetur në këtë hotel dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

Shkak për konfliktin, sipas babait të Sadikajt është bërë një borxh që Papa i kishte 27-vjeçarit. Më konkretisht, ai i kishte blerë 100 kg hashash disa vite më parë, por nuk ia kishte shlyer të gjitha paratë. Për rrjedhojë, i riu ishte konfliktuar me 49-vjeçarin.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51173 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE