Edhe këtë mund ta bëjë, inteligjenca artificiale identifikon fjalëkalimet nga tingulli i tastierës!

vovalbania August 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe këtë mund ta bëjë, inteligjenca artificiale identifikon fjalëkalimet nga tingulli i tastierës!

Shkruarja e fjalëkalimit në një kompjuter ndërsa flet në Zoom mund ta hapë derën për sulm kibernetik, sugjeruan studiuesit, pasi një studim zbuloi se inteligjenca artificiale mund të zbulojë secilën shkronjë që shtypet duke përgjuar tingullin e shtypjes së tasteve. Ekspertët kanë thënë se ndërsa përdorimi i aplikacioneve për video-konferenca si Zoomi është rritur dhe pajisjet me mikrofona janë kudo, kërcënimi për sulme kibernetike bazuar në zë po ashtu është rritur.

Tani studiuesit thonë se kanë krijuar një sistem që mund të zbulojë secilin tast që shtypet në një tastierë, vetëm bazuar nga regjistrimet e tingullit që lëshon. Studimi tregon se studiuesit shtypën secilin nga 36 tastet në një MacBook Pro, përfshirë shkronjat dhe numrat, 25 herë rreth, duke përdorur gishta të ndryshëm dhe me presion të ndryshëm. Tingujt u regjistruar si gjatë një thirrjeje në Zoom, ashtu edhe në një smartphone të vendosur në një distancë të shkurtër nga tastiera.

Ekipi i vendosi të dhënat në një sistem që njeh tingujt dhe rezultati tregoi se shkronja me tingullin përputheshin 95%. Studiuesit kanë theksuar se ka mënyra që këto sulme mund të parandalohen, përfshirë opsionin e verifikimit me dy hapa. Ata thonë se ide e mirë është të përdoret tasti “shift” për të krijuar përzierje të shkronjave të mëdha me të vogla, ose numrave e simboleve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49327 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE