“Për tre vite më ka dalë në ëndërr”, Roza Lati flet për ndarjen nga ish-partnerin!

vovalbania February 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Për tre vite më ka dalë në ëndërr”, Roza Lati flet për ndarjen nga ish-partnerin!

Roza Lati ka rrëfyer në BBV3 për ndarjen nga partneri kur ishte vetëm 20 vjeçe. Sipas saj ndarja erdhi si pasojë e një tradhtie dhe ndodhi në një moment kur ai ishte në kulmin e punës së tij.

Unë isha e vogël, të vegjël ishim të dyja palët. Por në momentin që unë jam ndarë nga partneri jam ulur në një tavolinë me shoqet e mia të fakultetit, kisha afër një vajzë që nuk dua t’ja përmend emrin, që kishte një vit që ishte ndarë nga i dashuri dhe vazhdonte ta përgjonte, thoshte: Ai ishte këtu, mora vesh që kishte pirë kafe me këtë, me atë. Kisha shoqen tjetër rahmet pastë që nuk jeton më që ndahej çdo javë nga i dashuri dhe veç për probleme fliste.

Isha dhe unë, u ula në tavolinë dhe ju thashë ‘u ndava’, vajzat u shokuan. Kam qenë 20 vjeçe dhe thashë unë u ndava dhe nga ky moment unë nuk e përmend më në tavolinë, nuk dua të më pyesni më në tavolinë dhe nuk dua të më raportoni fare se çfarë bën ai. Nga ajo ditë unë nuk e përmenda njëherë, nuk pyeta për të njëherë. E vetmja gjë që nuk kam kontrolluar ishin ëndrrat, më dilte çdo natë në ëndërr, për tre vite. Kam ndenjur në lidhje tr vite me të dhe për tre vite më ka dalë në ëndërr

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51118 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE