Mungesa e çipave në industrinë e makinave në Gjermani do të zgjasë me vite!

vovalbania August 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mungesa e çipave në industrinë e makinave në Gjermani do të zgjasë me vite!

Mungesat e gjysmëpërçuesve të cilat kanë krijuar pengesa për industrinë e makinave në Gjermani do të duhen vite për t’u zgjidhur pavarësisht planeve të prodhuesve të çipave për të ndërtuar fabrika në vend, citohet të ketë thënë një menaxhere e lartë e Audi.

Prodhuesit gjermanë të makinave dhe elektronikës janë goditur rëndë nga vonesat në prodhim, të shkaktuara nga një mungesë globale e çipave. Ekzekutivët dhe politikëbërësit kanë menduar për ndryshim rreth linjave të furnizimit dhe po përpiqen të reduktojnë varësinë nga një pjesë e vogël e furnizuesve të çipave nga tregjet aziatike dhe amerikane.

Berlini zyrtar u ka dhënë subvencione me vlera prej miliarda eurove prodhuesve më të mëdhenj të çipave me kontratë, ndërsa gjatë këtij viti prodhues të çipave sikurse Intel dhe TSMC kanë njoftuar se planifikojnë që të ndërtojnë fabrika në Gjermani. “Në fund të fundit duhen vite. Bëhet fjalë për miliarda euro të cilat janë duke u investuar”,-tha Renate Vachenauer, udhëheqëse e prokurimeve në Audi.

Vachenauer bëri të ditur se prodhuesit e makinave mund t’i lehtësojnë këto pengesa duke reduktuar varietetet e çipave të cilat përdoren sot në makina, një shifër kjo e cila shkon në 8 mijë. “Ne duhet të përdorim shumë iniciativë për të stabilizuar ofertën e gjysmëpërçuesve dhe gjithashtu të rezervojmë në një farë mase tregun e ndërmjetësve”,- shtoi ajo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE