“Kam qenë e fejuar me të…”/ Për herë të parë, Sara Gjordeni zbulon të vërtetën për historinë me Endrik Bebën!

vovalbania February 09, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam qenë e fejuar me të…”/ Për herë të parë, Sara Gjordeni zbulon të vërtetën për historinë me Endrik Bebën!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Sara dhe Bardhi prej disa kohësh kanë nisur flirtin e tyre dhe të gjithë e kishin kuptuar që së shpejti ata do të bëheshin çift. Pas shumë përqafimesh dhe përpjekjesh për puthjen e parë, ata tashmë në dhomën e rrëfimit për herë të parë dhanë puthjen e dashurisë.

Ndërkohë, Sara Gjordeni ka rrëfyer sot për ndarjen nga Endrik Beba, këngëtarin me të cilin ka pasur një histori dashurie vite më parë, e sot janë të dy banorë të Big Brother.

Sara: Sa e çuditshme është që po shoh ex-in tim me Bardhin duke folur, bababa… Kam qenë e fejuar, ai është zgjënjimi im i parë si vajzë. 19 vjeçe kam qenë… Disa muaj ka qenë. Ka bërë një këngë, jam unë te videoklipi. Por jam ndarë në mënyrë më të keqe të mundshme dhe prapë kur erdhi i thashë hajde flasim. E vlerësoj tha. Megjithatë i thash uroj mos të jesh më njeriu që ke qenë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE