Kanabisi në repart, ushtarakët e arrestuar: E gjetëm vetë ne! Gramoz Mullai: Zbulimi u bë që në korrik! Njoftova kolonelin pa procesverbal

vovalbania August 13, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Kultivonte kanabis në tokën e tokën e tij në Krujë, arrestohet 69 vjeçari!

Shefi i zbulimit në repartin e Zall Herrit, i arrestuar bashkë me dy ushtarakë të tjerë për 125 bimët me kanabis të zbuluara aty më 4 gusht, pretendon se ka qenë ai që ka zbuluar bimët narkotike që në muajin korrik. Në dëshminë e cituar në dosje, Gramoz Mullai pretendon se ka vënë në dijeni kolonelin, porse nuk ka mbajtur dokumentacion për cenimin e sigurisë brenda repartit. Tre ushtarakët kanë apeluar masën e arrestit duke kërkuar lirimin në apel.

Njëri prej tre ushtarakëve të akuzuar për 125 bimët narkotike të gjetura brenda repartit të Zall Herrit, ka pretenduar se ka qenë vetë personeli i forcave të armatosura që ka zbuluar kanabisin. Gramoz Mullai, shef i zbulimit për repartin 1060 ka thënë se kishte marrë pjesë në kontrollet e zhvilluara përgjatë vitit 2023 në territorin ushtarak. Ai shprehet se kontrollin e fundit në Repart e ka ushtruar më datat 10 dhe 11 korrik 2023 së bashku me kapterin Shefqet Pashaj dhe Tetar Besmir Rama. Dëshmia e Mullait, citohet në faqen 7 të materialit prej 10 faqesh që prokuroria ka paraqitur në gjykatë për masën e sigurisë arrest me burg ndaj ushtarakëve, Rustem Koçi, Gentian Zhurda, Gramoz Mullai.

Kontrolli është bërë duke patrulluar territorin në këmbë dhe më datë 10.07.2023, ku ka konstatuar disa parcela me lëndë narkotike në vendin e quajtur “sipër liqeneve” (vendi ku janë gjetur të kultivuara bimët narkotike janë në një distancë rreth 200 metër në vijë ajrore nga ky vend) dhe nuk ka konstatuar ndonjë shteg të krijuar rishtazi.

Sipas dëshmisë së ushtarakut, zonat që kontrolloheshin përcaktoheshin në bazë të zonave të riskut ku me rrezikshmëri më të madhe ishin vendet ku kishte ujë dhe vende të kamufluara sikurse ishte zona e pyllëzuar. Mullai ka theksuar se ka kryer një kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe kishte mbajtur procesverbalet përkatës. Vartësit e tij Kapiteni Rustem Koçi dhe Rreshter Gentian Zhurda, kishin konstatuar cenim të rrethimit të repartit, në shumë pjesë të tij.

Ai shprehet se faktin ia kishte raportuar me gojë kolonelit Petrit Dajlani, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit. Për këto shkelje të konstatuara nuk ishin marrë masa konkrete për shkak të mangësisë së efektivit.

Megjithëse në kërkesën e prokurorisë për gjykatën theksohet se ushtaraku ka pretenduar zbulimin e kanabisit në korrik, aty nuk shpjegohet nëse ai ka njoftuar eprorët apo institucionet e tjera përgjegjëse për këtë fakt.

Për këtë konstatim, Gramoz Mullai ka pretenduar se ia ka komunikuar me gojë kolonel Petrit Dajlanit, por nuk kishte mbajtur procesverbal për shkeljen e perimetrit.

Në ndryshim nga dëshmia e Mullait, personat e tjerë të punësuar në repartin ushtarak kanë pohuar ose se nuk kanë marrë pjesë në kontrollin e territorit aty, ose se nuk kanë pasur dijeni për bimët narkotike. Policia e shtetit ka deklaruar se kanabisi u zbulua nga monitorimi me dron në datën 4 gusht 2023.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE