Partizani-Roma në Air Albania, verdhekuqtë siguruan fitoren e dytë!

vovalbania August 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Partizani-Roma në Air Albania, verdhekuqtë siguruan fitoren e dytë!

Përfundoi me rezultatin 1-2 miqësorja e luksit Partizani-Roma, mbrëmë në Air Albania në Tiranë ku ekipi ikonë italian u rikthye pas finales së Conference League-ës. Ishte një mbrëmje festive në një stadium të mbushur gati në kapacitetin maksimal.

Një miqësore luksi për “demat”, të cilët ende janë në aktivitet në Conference League. Jose Mourinho, emër i dashur për tifozët shqiptarë hodhi në fushë lojtarët më të mirë që kishte në dispozicion, për vetë faktin se kjo ishte prova e fundit para nisjes së Serisë A.

Në anën tjetër, trajneri Zekiç zgjodhi lojtarët me më pak hapësira në Europë, duke lënë të kuptohet që për të, prioritet është sfida e kthimit me Valmiera, të enjten në Elbasan Arena.

Në lojë, Roma ishte dominese e arriti të shënonte golin e avantazhit që në minutën e 12-të, me anë të El Shaarawy. “Faraoni” doli i vetëm me Hoxhën e arriti të realizonte.

Italianët ishin dominues dhe provuan sërish me El Shaarawyn, rrezikun kryesor. Një top i humbur nga Hadroi u shfrytëzua mjaft mirë nga Roma që me anë të Belottit shënoi dhe golin e dytë të ndeshjes.

Partizani nisi të ngacmonte e rrezikoi pak më vonë me Koten, por nuk ia doli të ndryshonte rezultatin. Tre minuta para fundit të pjesës së parë, “demat” pretenduan për penallti, por Xhaja vijoi lojën.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime nga të dyja skuadrat, ndërsa panorama ishte e njëjtë me Romën më kërkuese. Partizani tentonte me kundërsulmet.

Qirko bëri disa pritje të bukura dhe të kuqtë luajtën me pjesën më të madhe të titullarëve në fundin e lojës duke e shtuar dukshëm presionin.

10 minutat e fundit, të dyja skuadrat luajtën me 10 lojtarë. Preka u largua nga fusha i dëmtuar. Mourinho reagoi duke larguar Aouar e barazoi lojtarët në fushë.

Pak minuta më vonë, Cara u ndal në mënyrë të parregullt brenda zone e Xhaja akordoi 11-metërsh. Sulmuesi mori përsipër ekzekutimin dhe u tregua i saktë, duke ndëshkuar Romën.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE