“Kam zgjedhur të fal”, Egli Tako flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi Bylyku

vovalbania August 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam zgjedhur të fal”, Egli Tako flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi Bylyku

Lidhja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një prej historive që shpesh kthehej në kryefjalë të mediave rozë, nisur nga intervistat e tyre të përbashkëta, dedikimet plot dashuri dhe këngët që realizuan, çka e bën vëmendjen që morën të dy pas ndarjes krejtësisht të kuptushme (dhe që vazhdojnë ta kenë).

Ishte aktori ai që foli i pari në lidhje me dhënien fund të lidhjes, duke e konfirmuar dhe duke u shprehur në intervistën me vëllezërit Veshaj se ishte “normale që të dy i merrte malli për njëri-tjetrin”, duke mos zbuluar arsyen e ndarjes.

Nga ana tjetër, Elgi ka vendosur të flasë gjërë e gjatë për temën vetëm sot, në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, aty ku nuk ka hezituar t’i përgjigjet kuriozitetit të ndjekësve dhe të ndajë ndjesit e saj në lidhje me atë që po përjeton.

Ndër të tjera, pyetjes “A të mungon”, së cilës Egli i është përgjigjigjur pasi është ndjerë “e detyruar”, ajo i ka dhënë një përgjigje ku tregon se është person mjaft emocional në lidhjet që krijon, si me kafshët, ashtu edhe me njerëzit, e një histori e tillë 5-vjecare është mjaft e vështirë të kalohet dhe gjithnjë do ta lejë pas “vendin bosh”.

“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli, ndërsa po ashtu nuk ndan shkakun e ndarjes, por thotë se ka vendosur “të falë, të heshtë, të eci dhe të thotë faleminderit për ditët e mira”, ndërsa nuk e kursen edhe një urim në fund të rrëfimit për ish-partnerin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49365 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE