Operacion antidrogë “Punisher 2″/Kapen 400 mijë euro ekstazi! Pesë të arrestuar, mes tyre një vajzë

vovalbania August 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacion antidrogë “Punisher 2″/Kapen 400 mijë euro ekstazi! Pesë të arrestuar, mes tyre një vajzë

Një megaoperacion droge i zhvilluar në Tiranë ka vënë në pranga pesë persona, të përfshirë në shpërndarjen e tabletave ekstazi MDMA. Të arrestuarit janë dy djem dhe një vajzë shqiptarë dhe dy të tjerë shqiptarë të Kosovës.

Në janar të këtij viti gjatë operacionit policor të koduar “PUNISHER” u godit një grup shpërndarësish të drogave sintetike dhe u arrestuan tre persona, u shpall në kërkim një tjetër, si dhe u sekuestruan 1007 tableta ekstazi MDMA.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në vijim të hetimeve për furnitorët e grupit të arrestuar në janar, kanë rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike nga Kosova në Shqipëri.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale, u siguruan prova ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga pesë persona dhe gjatë operacionit të koduar “PUNISHER 2” u vunë në pranga Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Ata janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik, ata i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusëve Prishtinë-Tiranë.

Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me makina të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE