Policia Rrugore njofton për rrugët me trafik më të rënduar për momentin!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia Rrugore njofton për rrugët me trafik më të rënduar për momentin!

Me një njoftim të fundit, Policia Rrugore përditëson mbi akset rrugore me trafik të rënduar në këto momente. Eshtë fjala për rrugë që shtrihen nga veriu e deri në jug të territorit.

Rruga interurbane Harku i Bërdicës-Shkodër, Muriqan-Bërdicë, Shkodër-Velipojë janë me ngarkesë të shtuar.

Po në veri të territorit, rruga interurbane Fushë Milot-Lezhë, Shkodër-Lezhë dhe Lezhë-Shëngjin janë me trafik shumë të rënduar në hyrje e në dalje të Lezhës.

Trafikut shumë të rënduar nuk i ka shpëtuar as rruga interurbane Thumanë-Fushe Krujë, si dhe Fushë Prezë-Fushë Krujë e Tapizë-Fushë Krujë.

Në rrugën interurbane Qafë Kashar-Rinas, si dhe në Vorë-Durrës bie në sy ngarkesë e shtuar trafiku.

Rruga interurbane Durrës-Shkozet, Unaza e qytetit ka ngarkesë të shtuar trafiku.

Autostrada Tiranë-Elbasan është me ngarkese të shtuar nga Shijoni deri në Bradashesh.

Rruga interurbane Vlorë-Orikum ka ngarkesë të shtuar nga Vlora deri në Radhimë.

Në jug, rruga interurbane Sarandë-Ksamil, rezulton me trafik shumë të rënduar, nga Kanali i Çukes deri në brendësi të Ksamilit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49018 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE