Parashikimi i motit për sot, kushte atmosferike të qëndrueshme!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për sot, kushte atmosferike të qëndrueshme!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore të vendit. Në këto relieve, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu sporadike e të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindja e veriperëndimi dhe me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina, era është intensive dhe me shpejtësi 10-15 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
20/35
Diell

Kukës
18/33
Diell re

Lezhë
19/35
Diell

Dibër
16/34
Diell re

Durrës
22/37
Diell

Tiranë
19/36
Diell

Elbasan
19/36
Diell

Berat
20/33
Diell

Vlorë
16/30
Diell

Korçë
17/36
Diell re

Gjirokastër
21/33
Diell

Sarandë
21/33
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE