Kur poezitë shpallen “ekstremiste”, ndodh në Bjellorusi!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur poezitë shpallen “ekstremiste”, ndodh në Bjellorusi!

Dy poezi bjelloruse të shekullit 19 janë shpallur “ekstremiste”, një tjetër shenjë që tregon se në vendin që qeveriset me grusht të hekurt, autoritetet janë duke e rritur shtypjen ndaj kritikave, me qëllimin për t’i zeruar. Poezitë “e dënuara” janë të Vincent Dunin-Martsinkevich e kanë të bëjnë me kryengritjen nacionaliste kundër Perandorisë Ruse.

Lideri autoritar bjellorus, Alexander Lukashenko e ka shtrirë kontrollin edhe më tepër që prej zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, rezultati i të cilave konsiderohet të jetë manipuluar.

Që nga ajo kohë, Lukashenko ka ofruar mbështetje më të madhe për Rusinë aleate dhe më pas për luftën e paprovokuar ruse në Ukrainë që vijon prej 24 shkurtit të vitit të kaluar.

Analistët reaguan me shqetësim duke e cilësuar ndalimin e poezive si pjesë të tranzicionit për në totalitarizëm, pasi shumë kundërshtarë të regjimit janë nacionalistë që nuk e pëlqejnë qëndrimin e Lukashenakos pro Moskës.

Shumë prej tyre janë detyruar të ikin nga Bjellorusia dhe kush ka mbetur, po provon burgjet me akuza nga më të ndryshme, kryesisht për motive politike.

Poezitë “Erërat lundrojnë” dhe “Biseda e një të moshuari” janë shkruar gjatë rebelimit të Kastus Kalinowskit në vitin 1863 nga bjellorusë dhe polakë të pjesës së Polonisë që në atë kohë ka qenë në Perandorinë Ruse.

Vincent Dunin-Martsinkevich u akuzua për përhapje të ideve që janë të “dëmshme për autoritetet”.

Shkrimtar, poet, dramaturg, aktivist e “babai” i letërsisë moderne bjelloruse,  Dunin-Martsinkevich u arrestua, por pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë në kryengritje nuk u vërtetua kurrë.

Për nga rëndësia që ka, puna e tij është pjesë e kurrikulës shkollore dhe veprat i komentohen vazhdimisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE