Sherre të çastit në Tiranë e Kuçovë, dy të dëmtuar/Në Kuçovë, autori në kërkim!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherre të çastit në Tiranë e Kuçovë, dy të dëmtuar/Në Kuçovë, autori në kërkim!

Dy të dëmtuar në konflikte çasti në Tiranë e Kuçovë, në mbrëmje vonë. Në kryeqytet, një 16-vjeçar u dërgua në spital për ndihmë mjekësore për shkak se u godit me sende të forta gjatë një sherri në zonën e Ali Demit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Në Kuçovë, një 41-vjeçar u plagos me thikë pas një konflikti të momentit. I lënduari u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe për fat të mirë është jashtë rreziku për jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa janë ngritur pika kontrolli dhe vazhdon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit, një 24-vjeçar, i cili u identifikua dhe u shpall në kërkim.

Fillimisht, blutë shoqëruan disa persona duke i marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe këqyrën kamerat e sigurisë.

Njoftimi zyrtar i policisë:

Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kuçovë.

Konflikti i çastit ka ndodhur orës 20:20, në qytetin e Kuçovës, ku ka mbetur i plagosur 41-vjeçari E.B.

Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor vijojnë punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48688 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE