Noizy feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi reperi i njohur!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Noizy feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi reperi i njohur!

Në shtëpinë e Noizy-t sot ka festë. Reperi i njohur ka ditëlindjen dhe mbush 37 vjeç. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit dhe kolegët, e sigurisht që nuk kanë munguar as të fansave të tij.

Reperi njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite. Së fundmi Noizy është duke shijuar bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën ‘Kallma’ e cila numëron miliona klikime në ‘Youtube’. Ai mund të cilësohet si një nga reperët që i ka rezistuar kohës për shumë vite.

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloi edhe në Londër dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Rikujtojmë se, gjatë muajit gusht Noizy bëri një pushim nga mediat sociale. Për një muaj ai nuk ishte më aktiv, por kjo nuk do të thotë se po pushon. Reperi ka ndarë një surprizë me fansat, ku ka lajmëruar se po nis një album tjetër. Përmes një postimi në Instagram ai ka treguar se do bëjë një shkëputje sepse po nis albumin e ri në një vend që e ka mbajtur sekret, teksa thotë se do e përfundojë po aty.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE