Një gjest i veçantë/ I dashuri i Jori Dellit, Fred De Palma i puth këmbët modeles!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një gjest i veçantë/ I dashuri i Jori Dellit, Fred De Palma i puth këmbët modeles!

Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Jo vetëm për hiret e saj trupore, por dhe për lojën gjatë pjesëmarrjes së saj në spektakël, bukuroshja arriti të bëhet kryefjalë e mediave. Jo vetëm brenda shtëpisë së ‘BBV’, por dhe jashtë saj u përfol mjaft.

Prej disa ditësh Jori u përfol për një rikthim me ish- të dashurin e saj, reperin italian Fred De Palma. E pas disa ditësh ata vërtetuan se janë rikthyer me njëri-tjetrin dhe se janë çifti më i ri i showbizit. E tashmë që kanë vendosur që ta bëjnë publike lidhjen e tyre duket se Jori dhe partneri i saj nuk e kanë problem të postojnë foto dhe video me njëri-tjetrin. Së fundmi ata po shijojnë pushimet së bashku dhe Jori ka postuar disa foto dhe ajo që ka marrë më shumë vëmendjen është një foto, ku reperi duket i shtrirë në krevat duke i puthur këmbën Jorit, një gjest shumë i veçantë që nuk e kemi parë në asnjë çift tjetër të showbizit shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jori 🧿🧿🧿 (@joridelli)

Pasi Jori konfirmoi publikisht lidhjen e saj me reperin italian, ndjekësit në Instagram nuk e kanë lënë aspak të qetë. Kjo për shkak se kanë rikujtuar momentin kur Jori brenda shtëpisë së “BBV2” ka paragjykuar Krist Aliajn për faktin se mban të lyer thonjtë e gishtave të dorës me manikyr ndërsa tashmë i dashuri i saj Fred De Palma gjithashtu i mban thonjtë e lyer si Kristi. Këtë ndjekësit e kanë rikujtuar dhe ka shumë video që janë bërë virale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE