Google do të bllokojë “cookie-t” në Chrome!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Google do të bllokojë “cookie-t” në Chrome!

Google ka njoftuar se do të fillojë testimin e një programi të ri për të bllokuar “cookie-t” në Chrome, të cilat faqet e internetit i përdorin për të gjurmuar aktivitetin e përdoruesve. Programi i ri i quajtur “Mbrojtja nga Gjurmimi”, do të fillojë të testohet që nga 4 janari i vitit 2024. Sipas Google, rreth 1% e të gjithë përdorueseve të Chrome do të zgjidhen rastësisht për të testuar programin.

Por, nëse hasni ndonjë problem, do të keni mundësinë për të rilejuar përdorimin e cookie-ve. Kompania gjigante teknologjike, Google planifikon të shtrijë përdorimin e këtij programi për të gjithë përdoruesit në gjysmën e dytë të vitit 2024. Kjo lëvizje ka për qëllim të adresojë shqetësimet në lidhje me privatësinë dhe gjurmimin në internet, duke siguruar një eksperiencë më të sigurt për përdoruesit e saj. Rikujtojmë, se aksionet e Google janë rritur së fundmi me më shumë se 5%.

Rritja vjen një ditë pasi kompania njoftoi modelin e saj më të fundit të inteligjencës artificiale të quajtur Gemini. Ky model pritet të konkurrojë me produktet nga OpenAI, Microsoft dhe Meta. Analistët në Bank of America thanë se Alphabet’s ka qenë nën presion nga shqetësimet mbi aftësitë e AI të Google këtë vit. Ndërkaq, një model konkurrues “i markës së mirë” mund të ketë avantazhe për aktivitetin e tij të kërkimit të konsumatorëve dhe shitjet e ndërmarrjeve në Cloud. Megjithatë, është ende e paqartë që Google planifikon të fitojë para nga Gemini përmes të gjitha produkteve të tij në afat të gjatë, megjithëse do të fillojë duke liçencuar Gemini për klientët përmes Google Cloud më vonë këtë muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50095 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE