Organizoi festën e fejesës vetëm për të demaskuar publikisht partneren e tij, videoja virale në rrjet!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Organizoi festën e fejesës vetëm për të demaskuar publikisht partneren e tij, videoja virale në rrjet!

Fejesa luksoze e një milioneri italian rezultoi që të ishte një kurth i mirëpërgatitur për partneren e tij. Të ftuarit kishin ardhur për të festuar fejesën e bankierit Massimo Segre me 47-vjeçaren Christina Seymandi, por dëshmuan ndarjen e tyre publikisht. Në fjalimin e tij, milioneri zbuloi se partnerja e tij e tradhtonte, madje i tha që të shkonte në Mykonos me të dashurin e saj, pasi ai ia ka paguar të gjitha.

Dua t’i jap Christina-s lirinë për të dashuruar. Më konkretisht, të duash një person tjetër, një avokat të dalluar për të cilin padyshim që kujdeset më shumë se sa unë. E dashura ime Christina, e di sa e dashuruar je me të shpirtërisht dhe seksualisht. Mos mendo se më vjen mirë të dukem si një qyqe para të gjithëve… Është një histori banale e tradhtisë para se të bëhet dasma. Jam shumë i zhgënjyer dhe i trishtuar.

Sipas mediave, shumë nga të ftuarit e festës u mërzitën nga mënyra se si miku i tyre milioner zgjodhi të trajtonte ndarjen e tij, duke i përdorur si shikues.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48803 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE