Pasi konfirmoi lidhjen me reperin italian, Jori Delli nis pushimet e para çift krah Fred De Palma

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pasi konfirmoi lidhjen me reperin italian, Jori Delli nis pushimet e para çift krah Fred De Palma

Modelja Jori Delli është ndër personazhet  ‘Vip’ më të përfolur pas daljes nga ‘Big Brother 2’, kjo edhe për faktin në lidhje me jetën personale të saj.

Jori pak ditë më parë ka bërë publike lidhjen me reperin Fred De Palma, pasi ishte ky i fundit fillimisht i cili postoi foto në ‘Instagram’ duke u puthur me një vajzë, por pa i zbuluar portretin dhe menjëherë ndjekësit e identifikuan si ish-banoren BBV.

Pas konfirmimit të lidhjes, Jori nuk ka ngurruar të ndajë edhe videon krah tij, ndërsa kanë nisur së bashku pushimet e tyre si çift.

Jori ka postuar fotot e para krah reperit, teksa shihen duke shijuar verën së bashku dhe si gjithmonë në ‘top formë’.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50814 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE