12-vjeçari maroken që ngriti flamurin e vendit të tij në majën më të lartë të Araratit…

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
12-vjeçar maroken që ngriti flamurin e vendit të tij në majën më të lartë të Araratit…

Një 12-vjeçar maroken është bërë hero kombëtar pasi u ngjit në malin Ararat, në Turqi, duke u bërë kështu fëmija i parë maroken që kapërceu barrierën 5000 metra mbi nivelin e detit. Youssef Tazi i shoqëruar nga babai i tij Omar për pesë ditë mbërriti në një nga tarracat e botës. Babai i 12-vjeçarit u shpreh krenar për arritjen e jashtëzakonshme të të birit, në një deklaratë për agjencinë e lajmeve marokene Map. Ai u shpreh se:

Me pasion, guxim dhe vendosmëri të palëkundur, ai ngriti me krenari flamurin tonë kombëtar në majën më të lartë të Turqisë.

Për këtë mision Youssef dhe babai i tij iu nënshtruan 14 muaj përgatitjeve intensive, ku stërviteshin të mbikëqyrur nga alpinistë profesionistë dhe të kompletuar me kontroll të rregullt mjekësor, një dietë të veçantë, nxitje motivimi, ambientim në lartësi dhe stërvitje fitnesi. Gjatë rrugës, Youssef dokumentoi mbërritjen e tij në mediat sociale, duke ndarë aventurën e tij me botën. “Youssef është alpinisti më i ri maroken që sfidon frikën, përballet me temperaturat e ngrira, mungesën e oksigjenit dhe kapërceu barrierën 5000 metra”,-tha babai Omar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49485 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE