Kulmi i valëve të nxehtit afrikan, temperatura mbi 40 gradë/Parashikimi i motit për sot!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kulmi i valëve të nxehtit afrikan, temperatura mbi 40 gradë/Parashikimi i motit për sot!

Dita e mërkurë, do të shënojë edhe kulmin e valëve të nxehtit Afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 40 gradë C. Përsa i përket kushteve atmosferike; mot i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit. Orët e pasdites do të sjellin vranësira në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtra.

Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në Qarqet: Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku termometri do të ngjitet deri në 40 apo 41 gradë C. Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 41°C. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Masat ajrore të thata dhe të nxehta do të karakterizojnë kushtet e motit edhe në Republikën e Kosovës ku orët e paradites do të jenë me diell dhe temperatura shumë të larta. Ndërsa gjatë pasdites pritet kalim i vranësirave të pakta në territor ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parametri i erës nuk do të jetë problematik. Ndërsa temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 35 gradë C.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE