Identifikohen shokët që ishin me Eldi Allushin në BMW-në që përfundoi në digën e liqenit!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Identifikohen shokët që ishin me Eldi Allushin në BMW-në që përfundoi në digën e liqenit!

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku Eldi Allushi përplasi makinën në digën e Liqenit Artificial.

Mësohet se në makinën BMW X6 me Allushin, kanë qenë edhe dy persona të tjerë, pikërisht Jurgen Allushi e Emiljano Nina. Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina-n, i cili rezulton me precedentë penalë.

Nga informacionet paraprake mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina.

Rikujtojmë se, makina që fluturoi mbi skarpatën e digës së Liqenit Artificial ishte në pronësi të 26-vjeçarit Eldi Alushi, por drejtohej nga një person me precedent të theksuar kriminal, i identifikuar si Emiljano Nina, i cili u shpall në kërkim për 7 vepra penale që lidhen me aksidentin, shkatërrimin e pronës dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

Nina mëngjesin e të martës ka qenë në mjet me Jurgen Alushin, i cili është proceduar për moskallëzim krimi. Por pavarësisht se nuk ishte në BMW, pronari i saj, 26-vjeçari Eldi Allushi sërish do të qëndrojë në pranga, pasi ka përkrahur Emiljano Ninën dhe ka tentuar të fshehë ngjarjen duke dhënë dëshmi të rreme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48801 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE