“Krisja e marrëdhënies me Argjirën”, sqarohet Graciano

vovalbania April 08, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Krisja e marrëdhënies me Argjirën”, sqarohet Graciano

Graciano Tagani është bërë pjesë e “Big Brother Albania” për herë të tretë disa ditë më parë. Dy prej tyre i përkasin sezonit të tretë të versionit VIP.

Në ditët e para të qëndrimit që Graciano kaloi në shtëpi, mbështetjen më të madhe e kishte nga partnerja e tij, Argjira.

Mirëpo tani që është përsëri pjesë e formatit nuk kemi parë asnjë postim mbështetës prej Argjirës për Gracianon, por as ky i fundit nuk e ka përmendur asnjëherë atë deri pak momente më parë.

Kjo gjë ngriti shumë dyshime teksa të gjithë aludonin për një krisje në marrëdhënien e dyshes.

Teksa qëndronte me një pjesë të banorëve, Graciano ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me marrëdhënien që ka me Argjirën duke thënë:

‘S’jam martuar. Jemi njohur përpara 6 vitesh, edhe kaq…
Nuk dua ta prek shumë por di të të them vetëm kaq, për mua është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë dhe më ka ndryshuar jeta. Jemi gjithçka!’- shprehet Graciano i prekur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49533 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE