Pastrimi i parave, BE: Shqipëria të vendosë tavan mbi pagesat cash!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pastrimi i parave, BE: Shqipëria të vendosë tavan mbi pagesat cash!

Në raportin e fundit të analizës së përputhshmërisë së Shqipërisë me kuadrin ligjor dhe rregullator komunitar, Komisioni Europian vlerëson se vendi ynë është vetëm pjesërisht në përputhje me kuadrin e Bashkimit Europian, sa i takon hetimit të pastrimit të parave.

Për këtë arsye, KE-ja rekomandon vendosjen e një tavani për pagesat cash.  Shqipëria ndodhet në listën e monitorimit të shtuar të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF) që nga shkurti i vitit 2020. Shkurtin e këtij viti, kjo taks force e vlerësonte punën e Shqipërisë për të zgjidhur mangësitë strategjike dhe e nxori në pah faktin që vendi ynë e kishte përfunduar planin e tij të veprimit për të zbatuar rekomandimet e saj.

Por shqetësimet për draftin e amnistisë fiskale dhe penale që ka paralajmëruar qeveria, bënë që Shqipëria të mbetej në “listën gri” të FATF. Pagesat me para fizike vazhdojnë të mbeten dominuese në ekonominë shqiptare, edhe pse vitet e fundit ka pasur një shtim të pagesave në rrugë alternative, kryesisht me karta bankare.

Përdorimi i lartë i parasë fizike në transaksionet e ekonomike favorizon informalitetin dhe krimin financiar, përfshirë këtu pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale. Aktualisht, Shqipëria nuk ka kufizime në vlerën e pagesave që mund të kryhen me para kesh për blerjen e mallrave apo shërbimeve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49332 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE