Modelja e njohur dëbohet nga aeroporti, shkak veshja e saj e ‘papërshtatshme’!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Modelja e njohur dëbohet nga aeroporti, shkak veshja e saj e ‘papërshtatshme’!

Një vajzë u ndalua të hipte në avion dhe shkak u bë veshja e saj që u vlerësua si e papërshtatshme. Modelja dhe aktorja braziliane , Kine-Chan, veshi një kostum të personazhit Rebecca nga seriali Cyberpunk: Edgerunner, bikini të zeza, paruke blu dhe sandale, për të marrë pjesë në një event. 21-vjeçarja shkoi në aeroportin Navegantes në Brazil, por nuk u lejua të hynte në avion. Ajo tregoi për incidentin në rrjetet sociale dhe shpjegoi se për shkak se nuk kishte kohë, ishte bërë gati për eventin që në shtëpi.

Në një deklaratë, ajo tha:

U përpoqa të hipja në aeroportin e Navegantes e veshur si Cosplay e Rebecca-s. E dija që mund të vonohesha, kështu që isha veshur për të mos humbur kohë. Por më thanë të shkoja në shtëpi dhe të ndërroja rrobat sepse ajo që kisha veshur nuk ishte e përshtatshme.

Çështja ndezi debat në rrjetin social. Disa nga komentuesit sugjeruan që vajza të vishte diçka tjetër, përveç rrobave të banjos, ndërsa të tjerët nuk janë dakord me vendimin e autoriteteve. Dikush shkroi:

Është vërtet zhgënjyese të mësosh se aeroporti ndaloi një artiste të talentuar. Liria e fjalës dhe krijimtaria duhet të inkurajohen dhe respektohen gjithmonë.

Disa foto të publikuara, tregonin veshjen e saj atë ditë. Ju mund t’i shihni tek galeria e mëposhtme:

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49647 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE