Shpërthimi i pikës së karburantit në Bukuresht shkakton pasoja të rënda, dalin pamjet e tmerrshme! (VIDEO)

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shpërthimi i pikës së karburantit në Bukuresht shkakton pasoja të rënda, dalin pamjet e tmerrshme! (VIDEO)

Pamje të tmerrshme janë shpërndarë në rrjetet sociale ku zjarrfikësit shihen që vrapojnë për të shpëtuar pas një shpërthimi gjigant në një pikë karburanti, të ndjekur me pas nga nje tjetër, ku një person humbi jetën dhe 45 të tjerë mbetën të plagosur. Shpërthimi i frikshëm pranë kryeqytetit rumun Bukuresht ka shkaktuar evakuime prej shtëllungës së madhe të tymit që ka ngritur. Raportimet vendase konfirmonin se:

Shpërthimi erdhi nga përhapja e zjarrit në dy depozita karburanti dhe një shtëpi në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e emergjencës që erdhën për të shuar zjarrin fillestar u gjetën para një shpërthimi të dytë kur gazi i lëngshëm mori flakë. Shpërthimi i dytë ndodhi pak pas të parit duke shkaktuar dhe numrin më të madhe të të plagosurve, tha ministri rumun e shëndetësisë Alexandru Rafila, duke konfirmuar se një person kishte humbur jetën. Zyrtarët rumun thanë se:

26 zjarrfikës ishin plagosur në shpërthimin e dytë dhe një numër rezidentësh janë evakuar nga zonat rrethuese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50259 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE