Polonia dhe vendet baltike kërkesë Bjellorusisë: Dëboni menjëherë luftëtarët rusë!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Polonia dhe vendet baltike kërkesë Bjellorusisë: Dëboni menjëherë luftëtarët rusë!

Polonia dhe vendet baltike i kanë bërë thirrje të hënën Bjellorusisë ta përzë nga vendi grupin mercenar rus, Wagner, luftëtarët e të cilit janë duke u strehuar atje pas kryengritjes së dështuar kundër Moskës. Ministri i Brendshëm i Polonisë, Maricusz Kaminski, pas një takimi me homologët e vet nga Lituania, Letonia dhe Estonia, u shpreh:

Ne i kemi kërkuar regjimit të presidentit bjellorus Alyaksandr Lukashenka ta dëbojë menjëherë nga Bjellorusia grupin Wagner.

Polonia thotë se mijëra luftëtarë të Wagnerit ndodhen në Bjellorusi, e cila kufizohet me Rusinë, Ukrainën dhe Poloninë. Lideri bjellorus Lukashenka së fundmi tha se do t’i mbajë 10.000 trupa të Wagnerit në vendin e tij.

Mijëra, disa prej të cilëve janë kriminelë të liruar nga burgjet ruse në shkëmbim të një premtimi për të luftuar në Ukrainë, janë thellësisht të demoralizuar dhe akuzohen për krime kundër njerëzimit. Është një grup i madh, i aftë për gjithçka, duke e paralajmëruar Bjellorusinë se Polonia do ta mbyllte vijën kufitare me të, në rast të ndonjë incidenti kritik kufitar.

Këto tri vende, po ashtu, i kërkuan Bjellorusisë t’i kthejë mbrapsht menjëherë emigrantët e jashtëligjshëm nga kufiri rajonal në vendet e tyre. Varshava e akuzoi Bjellorusinë dhe Rusinë se e kanë orkestruar një valë të re të emigrantëve drejt Bashkimit Evropian, për ta destabilizuar rajonin. Sipas Varshavës:

19.000 emigrantë kanë tentuar të futen në Poloni nga Bjellorusia deri tani këtë vit, krahasuar me 16.000 vitin në vitin 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE