Çifti italian kërkon ndihmë në rrjete sociale pasi stuhia shkatërroi fushën e tyre me luleshtrydhe!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çifti italian kërkon ndihmë në rrjete sociale pasi stuhia shkatërroi fushën e tyre me luleshtrydhe!

Dyshja italiane Andrea Tagliabue dhe gruaja e tij Serena Pini kishin një fermë luleshtrydheje, por për shkak të përmbytjeve, ajo që kishte mbetur ishte një kaos. Për pasojë, ato bënë një apel në rrjetet sociale që t’i vinin t’i ndihmonin.

Nëse do të kishe vetëm një orë kohë në ditët në vijim për të na ndihmuar të lëvizim vazot, do të ishte një gjest jashtëzakonisht i çmuar për ne.

Apeli i tyre u dëgjua nga 80 qytetarë, kryesisht klientë të çiftit, por jo vetëm. Serena u shpreh se:

Nuk e prisnim kurrë një përgjigje të tillë. Në vetëm një ditë, falë kontributit të gjithë këtyre njerëzve, bëmë një punë pastrimi që do të kishte marrë të paktën dy muaj nëse do ta kishim përballuar të vetëm.

Dëmi përllogarritet i madh për çiftin. Katër mijë fidanë luleshtrydhe të shkatërruara dhe dy mijë kavanoza të thyer, ose rreth 15 mijë euro të shkuara dëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49431 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE