Njerëzit janë të irrituar me një postim në Instagram-in e Kiara Titos, por pse?

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Njerëzit janë të irrituar me një postim në Instagram-in e Kiara Titos, por pse?

Ndryshe nga herët e kaluara, ky vit e gjeti Kiara Titon brenda shtëpisë së BBV.

Moderatorja e festoi ditëlindjen e saj krah banorëve dhe me një publik té madh që e vëzhgon.

Madje, një surprizë erdhi për Kiarën nga Luiz Ejlli, i cili e ka shprehur hapur pëlqimin për të.

Në oborrin e shtëpisë ishte ndërtuar një skenë plot me trëndafila dhe shumë zbukurime të tjera, dhe si qershia mbi tortë, Luizi i këndoi një këngë.

Mirëpo, kushdo që e menaxhon llogarinë e Kiarës në Instagram ka postuar momentin, por fansat kanë vënë re se Luizi nuk është në video. Pra, shkurt e qartë, Luizi është prerë nga postimi.

Menjëherë njerëzit kanë komentuar dhe e kanë vënë në dukje mungesën e këngëtarit, i cili i bëri edhe surprizën moderatores.

Të tjerë komentues kanë thënë se Luizi meritonte të ishte pjesë e postimit, sepse mendoi për surprizën

 

Të shpresojmë që Kiara të mos humbasi ndjekës pas këtij rasti, ashtu si çdo personazh tjetër që nuk ka qenë krah Luizit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE