Prindërit e Kiara Titos festojnë përvjetorin e martesës ama gjithë vëmendjen e mori ajo dhe Luiz Ejlli!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Prindërit e Kiara Titos festojnë përvjetorin e martesës ama gjithë vëmendjen e mori ajo dhe Luiz Ejlli!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Së fundmi prindërit e Kiarës kanë festuar 30 vjetorin e martesës së tyre e për këtë kanë organizuar një festë me njerëzit e tyre më të afërt. Në festë kanë qenë edhe Luizi me Kiarën, të cilët mund të themi që kanë rrëmbyer gjithë vëmendjen me ‘look-un’ e tyre dhe kërcimin. Edhe pse një festë private videot e çiftit kanë qarkulluar kudo në rrjete sociale.

@kiaraluiz_

#kiaratito #luizejlli 🧿❣

♬ original sound – LUKI🤍🥺

 

Së fundmi një video ka qarkulluar kudo në rrjete sociale, ku shfaqet Luizi duke refuzuar në mënyrë të pasjellshme një fanse për të bërë foto me të. Kjo pasi ata ndodheshin në plazhin e Velipojës dhe në ato momente Luizi ka qenë lakuriq në pjesën e sipërme dhe vetëm me pantallona. Luizi është shprehur se nuk mund të bëj foto në atë gjendje me një fanse, pasi edhe pse ndodhen në plazh ndjekësit në rrjete sociale shprehen negativisht duke aluduar se ata mund të kenë diçka bashkë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE