Zëdhënësi i Kremlinit pohon se avioni i Prigozhinit mund të jetë rrëzuar qëllimisht!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zëdhënësi i Kremlinit pohon se avioni i Prigozhinit mund të jetë rrëzuar qëllimisht!

Kremlini shprehet se hetuesit janë duke e konsideruar mundësinë që avioni, i cili po e barte shefin mercenar Yevgeny Prigozhin, të jetë rrëzuar qëllimisht. Kjo është hera e parë që Rusia e pranon në mënyrë kaq të qartë se ka mundësi që Prigozhini u vra qëllimisht. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov më 30 gusht kur u pyet për hetimin, u shpreh:

Është e qartë se po konsiderohen versione të ndryshme, përfshirë versionin, ju e dini se për çfarë e kam fjalën – të themi, një ligësi e qëllimshme. Të presim për rezultatet e hetimit rus.

Avioni privat Embraer, me të cilin po udhëtonte Prigozhini nga Shën Peterburgut drejt Moskës, u rrëzua në veri të kryeqytetit rus duke i vrarë të gjithë 10 personat në bord më 23 gusht. Shkaktari nuk është gjetur ende, por fshatarët afër vendit të ngjarjes kanë thënë për Reuters se e kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe pastaj e kishin parë avionin duke rënë në tokë.

Avioni u rrëzua saktësisht dy muaj pasi Prigozhini e mori kontrollin e qytetit jugor të Rusisë, Rostov, në fund të qershorit, duke e nisur një kryengritje që e tronditi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Rusia i ka njoftuar autoritetet braziliane se nuk do ta hetojë rrëzimin e avionit e prodhuar në Brazil, Embraer, sipas rregullave ndërkombëtare tani për tani. I pyetur për këtë, Peskov tha:

Së pari, hetimi ka nisur, Komisioni Hetues është i angazhuar në këtë. Në këtë rast, nuk mund të bëhet fjalë për ndonjë aspekt ndërkombëtar.

Një ditë pas rrëzimit të avionit, Putini u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve dhe tha se e kishte njohur Prigozhinin për një kohë shumë të gjatë, që nga fillimi i viteve të ’90.

Ai ishte njeri me fat të keq, dhe ai bëri gabime serioze në jetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE