Tragjedi në Greqi/ Mbi 32 të vdekur, treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tragjedi në Greqi/ Mbi 32 të vdekur, treni i pasagjerëve përplaset me atë të mallrave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tempti, Greqi, pak para mesnatës së të martës.

Një tren mallrash është përplasur me një tren pasagjerësh, ku si pasojë 32 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur, 25 prej tyre në gjendje të rëndë.

Treni i pasagjerëve kryente linjën Athinë Selanik dhe u nis në orën 19:22. Në orën 11:24 një pasagjer i trenit të pasagjerëve, i cili kishte mundur të dilte jashtë, kishte telefonuar 112 dhe raportoi përplasjen e rëndë.

Mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Treni i pasagjerëve po transportonte 350 pasagjerë, ndërsa personel në të dy trenat ishin 20 persona.

Sipas raportimeve të mediave greke, të tre drejtuesit e trenit të mallrave kanë mbetur të vdekur.

Përplasja ka shkaktuar zjarr, i cili është shuar më pas nga forcat e zjarrfikësve.

Ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende dhe hetimet po vijojnë nga autoritetet greke.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE