Trazirat në Kongresin e SHBA, dënohet me 17 vite burg lideri i ekstremit të djathtë Joe Biggs!

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Trazirat në Kongresin e SHBA, dënohet me 17 vite burg lideri i ekstremit të djathtë Joe Biggs!

Një prej udhëheqësve të grupit të ekstremit të djathtë “Proud Boys”, është dënuar me 17 vjet burg për akuzat që rëndonin mbi të, në lidhje me trazirat në Capitol Hill, në SHBA. Dënimi për veteranin e ushtrisë amerikane Joe Biggs, është një nga më të ashprit e dhënë deri më tani nga drejtësia amerikane, pasi 38-vjeçari akuzohej si “nxitësi” i sulmit në Kongres më 6 janar 2021.

Ish-korrespondenti i Infowars u dënua edhe për komplot rebel në maj, ndërsa prokurorët kishin kërkuar 33 vite burg për të. Në gjykatë, Biggs u lut për dënim më të butë dhe shprehu pendim për veprimet e tij. Një tjetër anëtar i “Proud Boys”, Zachary Rehl, u dënua me 15 vite burg.

Rehl, një ish-marins amerikan dhe udhëheqës i degës së “Proud Boys” në Filadelfia, u pa në video duke spërkatur me një lëndë kimike oficerët që ndodheshin jashtë Kongresit. Biggs akuzohej për konspiracion, rebelim, tentativa për të frikësuar ose kërcënuar e penguar zyrtarët nga kryerja e detyrave të tyre dhe ndërhyrje në zbatimin e ligjit gjatë trazirave civile.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49630 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE