Kina u vendos kufizime të reja grupeve fetare!

vovalbania September 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kina u vendos kufizime të reja grupeve fetare!

Partia Komuniste Kineze thotë se udhëzimet e reja do të forcojnë legjislacionin dhe menaxhimin e objekteve fetare, por ato duket se janë kufizime të mëtejshme për lirinë fetare dhe hynë menjëherë në fuqi të premten. Masat Administrative për Objektet e Aktivitetit Fetar u vendosin organizmave fetare detyrimin që:

Të mbështesin udhëheqjen e Partisë Komuniste Kineze, të mbështesin sistemin socialist dhe të zbatojnë me rigorozitet epokën e re të socializmit të Xi Jinping-ut me karakteristikat kineze.

Rregullat e reja u ndalojnë ndër të tjera organizatave dhe individëve përdorimin e vendndodhjeve fetare për të rrezikuar sigurinë kombëtare apo për të trazuar rendin social, interesat publike dhe të drejtat ligjore të shtetasve. Bitter Winter, një faqe në internet që monitoron lirinë fetare dhe të drejtat e njeriut në Kinë, shkruajti javën e kaluar se:

Urdhërat e rinj konfirmojnë se objektet e aktivitetit fetar duhet të transmetojnë në mënyrë aktive propagandën e Partisë Komuniste Kineze, ose të përballen me eliminimin.

Faqja shtoi se:

Ka kufizime më të rrepta për përfshirjen e përmbajtjes propagandistike gjatë predikimeve, si dhe urdhërohet krijimi i grupeve studimore për materialet e Partisë Komuniste Kineze në të gjitha objektet fetare. Gjithashtu ndalohet ndërtimi i statujave të mëdha jashtë tempujve dhe kishave, si dhe nga qytetarë privatë apo donatorë.

Përpara publikimit në 15 maj të Raportit për Lirinë Fetare Ndërkombëtare gjatë vitit 2022, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit u tha gazetarëve se Kina është ndër shkelësit më të rëndë të të drejtave të njeriut dhe lirisë fetare në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50924 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE