“Ajo ikën në New York, ai bën dadon në shtëpi”/Chiara Ferragni e irrituar i përgjigjet gazetarit!

vovalbania February 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ajo ikën në New York, ai bën dadon në shtëpi”/Chiara Ferragni e irrituar i përgjigjet gazetarit!

Shkurti ka qenë muaj i lodhshëm dhe i ngarkuar për blogeret dhe influencueset e modës, të cilat duhet të ishin të pranishme në javën e modës. Chiara Ferragni nuk i ka munguar listës, por është përballur me një artikull ofendues pas kthimit nga New York në Itali. “Chiara Ferragni dhe Fedez: Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe ai bëhet dado e fëmijëve në Milano”, shkruhej në artikullin e publikuar online.

Pas pak orësh, fjala ‘dado’ u zëvendësua me fjalën ‘baba’, por dëmi tashmë ishte bërë. Ndërkaq, Chiara u shpreh në Instastoryn e saj se:

Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj? Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo prap nuk mjafton për një gazetar burrë toksik. Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga lufta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat.

Kjo nuk është hera e parë që blogeria e njohur italiane është sulmuar dhe ofenduar. Duket se ashtu si çdo njeri tjetër i thjeshtë, edhe Chiara ka probleme në jetën e saj personale. Në një intervistë të fundit, Fedez ka pranuar se ai dhe bashkëshortja e tij, ndjekin në terapi çifti tek psikologu. Vetëm me problemet e përditshme, ato mjaftojnë që një burrë dhe në grua veç drekave e darkave në restorante, të ndjekin edhe seancat tek psikologu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE