“A e kupton macja ime që jam shtatzënë?”/Zbulojeni…

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“A e kupton macja ime që jam shtatzënë?”/Zbulojeni…

Nuk ka asnjë mënyrë për t’i fshehur maces se jeni shtatzënë, sepse ajo do të “lexojë” shtatzëninë nga ndryshimi i erës së trupit tuaj, luhatjet e temperaturës dhe mund të mos i pëlqejnë disa nga ndryshimet. Përveç marrjes së këtyre sinjaleve, macja mund të dëgjojë edhe rrahjet e zemrës së bebes. Kur macja “mëson” për shtatzëninë tuaj, mund të jetë më e këndshme ndaj jush, por disa mace gjithashtu mund të largohen nga ju, nëse ndryshoni mjedisin, rutinën, apo sjelljet.

Macja është një kafshë inteligjente me shqisa të fuqishme. Macet kanë rreth 200 milionë receptorë të nuhatjes dhe lehtë mund të nuhasin shtatzëninë. Aroma e trupit ndryshon kur hormonet rriten ose pakësohen, kështu që kjo është shenja e parë që njeh macja. Gjatë shtatzënisë, temperatura e trupit të gruas rritet ose ulet, në varësi të periudhës së shtatzënisë. Të vjellat e mëngjesit dhe qëndrimi në banjë, ndryshimi i rregullimit në shtëpi dhe ndryshime të tjera nuk do të kalojnë pa u vënë re nga macja.

Macet mund të dëgjojnë rrahjet e zemrës së foshnjës. Nëse mjeku dëgjon rrahjet e zemrës së fëmijës suaj të ardhshëm me një stetoskop, veshi i maces do ta dëgjojë atë shumë lehtë pa asnjë mjet ndihmës. Në shumicën e rasteve, macet bëhen më të dashura ndaj grave shtatzëna dhe kalojnë më shumë kohë me to. Disa mace do të bëhen mbrojtëse dhe disa do t’ju ngjiten plotësisht. Sidoqoftë, për shkak të ndryshimeve të shumta në rutinën me të cilën janë mësuar, ato mund të stresohen ose të zhvillojnë sjellje destruktive si shkatërrimi i objekteve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50746 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE