Ndjeu aromën e specit djegës, ndërron jetë 25-vjeçarja nga Brazili!

vovalbania September 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndjeu aromën e specit djegës, ndërron jetë 25-vjeçarja nga Brazili!

Qytetarja braziliane Tais Medeiros ka ndërruar jetë pasi ndjeu aromën e specit djegësit. Ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt, teksa 25-vjeçarja po gatuante së bashku me të dashurin e saj. Ajo ndjeu rastësisht një spec shumë djegës dhe nisi të kishte simptoma si kruarje fyti dhe më pas një vizitë në spitalin në Annapolis.

Profesionistët mjekësorë identifikuan shpejt praninë e edemës cerebrale, e cila shkakton fryrjen e trurit. Shkaku, shpjeguan ekspertët, është një reaksion alergjik ndaj specit djegës. Në rastin e brazilianes reagimi ka qenë aq i fortë sa pasi ka ndjerë aromën e specit, ajo ra në koma për disa ditë dhe nuk iu rikthye vetëdija.

Nëna e saj Adriana Medeiros tha për mediat se Tais më parë kishte probleme me bronkitin dhe astmën. Ndonëse gjendja e saj u përmirësua për një kohë të shkurtër dhe ajo mbërriti në shtëpi asaj iu desh të kthehej vetëm katër ditë më vonë, kur u shfaqën simptomat e temperaturës së lartë dhe gjaku në urinë. Ajo duhej të dilte sërish nga spitali më 10 gusht, por më pas pësoi bronkospazmë dhe vazhdonte të mbahej në spital ku, humbi përfundimisht betejën për jetën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49095 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE