Syri i tij i fashuar në stil pirati, kancelari gjerman Olaf Scholz tregon se çfarë i ka ndodhur!

vovalbania September 05, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Syri i tij i fashuar në stil pirati, kancelari gjerman Olaf Scholz tregon se çfarë i ka ndodhur!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz është përfshirë së fundmi në një incident, duke u dëmtuar rëndë në njërin sy, e për pasojë ai ka vendosur një maskë për të mbuluar dëmtimet. Scholz u rrëzua teksa bënte vrap, ndërsa si pasojë e rrëzimit, ai pati dëmtime për shkak të të cilave shtyu edhe disa takime që ishin programuar.

Së fundmi ai ka postuar një foto në rrjete sociale, në të cilën duket që ka dëmtime në syrin e djathtë teksa e ka fashuar në stil pirati. Ajo që është e dukshme janë gërvishtjet rreth e qark syrit. Megjithatë kancelari gjerman ka zgjedhur ta kalojë me humor këtë situatë.

Kushdo që është fajtori… Mirëpres të gjitha memet. Faleminderit për të gjitha mesazhet. Duket më keq se sa është në të vërtetë!

Wer den Schaden hat…
Bin gespannt auf die Memes. Danke für die guten Wünsche, sieht schlimmer aus, als es ist! pic.twitter.com/bB5INX8HnM

— Bundeskanzler Olaf Scholz (@Bundeskanzler) September 4, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE