Kombëtarja u nis drejt Çekisë për sfidën e 7 shtatorit!

vovalbania September 06, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kombëtarja u nis drejt Çekisë për sfidën e 7 shtatorit!

Kombëtarja shqiptare e Futbollit ka vijuar përgatitjet në ditën e dytë për dy ndeshjet e kësaj jave ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë, që të dyja të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Pasditen e djeshme, skuadra përfundoi seancën e radhës stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit. Në mëngjes, ekipi kombëtar udhëtoi drejt Çekisë, në prag të përballjes së ditës së nesërme.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, FSHF bën të ditur se përveç mesfushorit Qazim Laçi, i cili është lënë pushim edhe dje për shkak të gjendjes gripale, trajneri Silvinjo i ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë të grumbulluar për këto dy sfida.

Fillimisht, kuqezinjtë kanë punuar në palestër e më janë zhvendosur në fushë, ku bashkë me lojtarët e Kombëtares A, janë stërvitur edhe shtatë futbollistë të ekipit U-19. Skuadra është fokusuar në aspekte të veçanta të lojës gjatë stërvitjes së pasdites.

Ndërkaq, edhe paraditen e djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar një tjetër seancë stërvitore me dyer të mbyllura. Futbollistët e ekipit kombëtar u ndanë në dy grupe, duke zhvilluar stërvitje të diferencuara në reparte të ndryshme të fushës.

Kjo ishte stërvitja e fundit në Tiranë, pasi Kombëtarja do të niset mëngjesin e sotëm drejt Pragës për sfidën e parë zyrtare të muajit shtator.

Shqipëria do të përballet me Republikën Çeke më 7 shtator, ora 20:45, me ndeshjen që luhet në stadiumin “Fortuna Arena”, ndërsa më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin Poloninë në stadiumin Air Albania.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51125 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE