Republika Çeke-Shqipëri, sonte sfida e Kombëtares në Pragë!

vovalbania September 07, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Republika Çeke-Shqipëri, sonte sfida e Kombëtares në Pragë!

Mbrëmjen e sotme, Shqipëria e futbollit do të zbresë në fushë në “Fortuna Arena” pasi në orën 20:45 e pret Çekia, në një takim të vlefshëm për kualifikueset e Europianit 2024. Një sfidë mjaft e rëndësishme për ecurinë e kuqezinjve, gjë të cilën e pranoi dhe trajneri Silvinjo, i cili doli në një konferencë për shtyp duke shpalosur objektivat.

Eshtë një ndeshje e rëndësishme. Eshtë e drejtë se janë 2-3 ditë në dispozicion, por e njëjta gjë është dhe për kundërshtarin. Kështu janë gjërat, punohet. Eshtë menaxhimi i grupit, i lojtarëve në nivel individual dhe padyshim videot e shumë informacione të tjera. Nuk ka shumë punë brenda fushës, më shumë ka jashtë. Sigurisht që jam i kënaqur me grupin, janë në gjendje të mirë, të gjithë duan të luajnë.

Motivimi është i mirë, jam i kënaqur në këtë aspekt. Eshtë një ndeshje e vështirë, të gjithë e dinë. Shumë lojtarë janë mësuar me ndeshje të tilla, të gjithë duan të luajnë, jam i kënaqur në këtë aspekt.

Mungesa e Laçit në mesfushë?  Ende nuk kemi vendosur për formacionin. Padyshim do të menaxhojmë mirë të gjithë lojtarët, nesër (sot) do të bëjmë një përgatitje të fundit e do të flasim dhe ata që janë 100% do të shkojnë në ndeshje. Niveli i përqëndrimit në një ndeshje të tillë duhet të jetë maksimal. Skuadra që bën sa më pak gabime merr më shumë nga kjo ndeshje. Kemi lojtarë shumë të mirë në dispozicion. Mendoj se i kemi të gjithë elementët e duhur për të marrë maksimumin.

Në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024-ës, një duel i rëndësishëm është edhe ai i datës 10 shtator me Poloninë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, pra pas tre ditësh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE